Një vizion me shtrirje globale

Përmirësojmë çdo ditë cilësinë e ajrit në shtëpi dhe në planetin tonë

Faber piano cottura aspirante con cappa integrata Galileo

Pianurat me aspirator

Faber Cappa a parete True Double Black e piano cottura a induzione

Aspiratorë

Projektojmë të ardhmen

Ergonomi, dizajn, funksionalitet, rehati, stil dhe mirëqenie në të jetuar

Faber Cappa a parete True Double Black

Aspiratorë muri

Faber Cappa a isola T-Shelf Nero opaco

Aspiratorë-ishull

Faber Cappa sospesa Beat XL Nero opaco

Aspiratorë të varur

Faber Cappa ceiling a soffitto

Aspiratorë tavani

Faber cappa integrata downdraft e piano cottura a induzione

Aspiratorë të poshtëm

Faber Cappa da incasso e piano cottura a induzione

Aspiratorë inkaso

Jetoni mirë duke shijuar avantazhet e mëdha të teknologjisë

Teknologjia "Steam Off"

Teknologjia ekskluzive e markës "Faber", "Steam Off", eliminon problemin që në fillim, duke parandaluar formimin e kondensimit. Gjatë thithjes, aspiratori krijon rryma të kontrolluara ajri, të cilat, duke shkaktuar vorbulla dhe nxitim, mundësojnë ngritjen dhe përcjelljen e avujve derisa ata të kapen plotësisht.

"Zero Drip" dhe "Zero Drip Plus"

Sistemet "Zero Drip" dhe "Zero Drip Plus" të markës "Faber" ndalojnë kondensimin pas formimit të tij. Sistemi i parë e mbledh ujin e kondensuar në një brazë në mënyrë që të mos bjerë në pianurë. Sistemi i dytë bën avullimin e ujit të kondensuar që ka rënë në kontakt me sipërfaqet e posaçme të nxehta.

"Sound Pro"

Është shumë e rëndësishme të keni një aspirator që bën sa më pak zhurmë gjatë punës, madje edhe kur punon me kapacitet maksimal. Duke pakësuar turbulencat dhe vorbullat e ajrit në brendësi të pajisjes, kjo teknologji e re e ajrimit, "Sound Pro", shërben për të pakësuar zhurmat dhe për të përmirësuar punën e aspiratorit.

"Sil & Still"

Falë studimit të flukseve aerodinamike brenda aspiratorit dhe izolimit akustik të synuar, kjo teknologji e markës "Faber" pakëson zhurmën në vetëm 52 dB(A), madje edhe kur aspiratori punon me kapacitet të plotë. Duke aktivizuar më pas funksionin "Eco", ajri i ambientit qarkullohet vazhdimisht 24 orë në ditë, me konsum minimal dhe me zhurma nën 40 dB(A).

Elektromotorë me karbonçina

Kompania "Faber" është në kërkim të vazhdueshëm të zgjedhjeve teknologjike të përparuara. Falë teknologjisë së elektromotorëve pa karbonçina, që janë më të qetët në treg, do të kurseni energjinë elektrike, duke rritur njëkohësisht edhe efikasitetin e ajrimit.

Fryrësit nga largësia

Kjo teknologji mundëson që elektromotori të instalohet larg aspiratorit, duke pakësuar kështu zhurmën në kuzhinë dhe duke ju siguruar rehatinë më të madhe nga zhurmat.

"Up & Down"

Teknologjia që kursen hapësirën, "Up & Down", e markës "Faber", ndërthur në mënyrë të përkryer aspiratorin dhe llambadarin, duke plotësuar kërkesat e ajrimit, dizajnit dhe ndriçimit.

"Airlane"

Falë teknologjisë "Airlane", është e mundur të instalohen disa aspiratorë të varur "Faber" në modalitetin e ajrimit, duke shmangur përdorimin e tubave të shëmtuar.

"Faber Cloud"

Falë aplikacionit që lidhet me renë kompjuterike "Faber Cloud" (i disponueshëm për pajisjet "iOS" dhe "Android") dhe që mund ta shkarkoni në smartfonin tuaj, mund të kontrolloni cilësinë e ajrit në shtëpinë tuaj në çdo kohë, madje edhe kur nuk jeni në shtëpi.

Sensori i cilësisë së ajrit

Të gjithë aspiratorët e gamës "Air Treatment" (për trajtimin e ajrit) të markës "Faber" janë të pajisur me një sensor të cilësisë së ajrit. Ky sensor novativ ju mundëson të monitoroni cilësinë e ajrit dhe të rregulloni ajrimit duke marrë parasysh alergjenët, ndotësit dhe aromat e pranishme.

Llamba UV-C

Teknologjia e llambës UV-C vret viruset dhe bakteret me siguri maksimale pa çliruar ozon.

Efikasitet shumë i lartë i energjisë

Aspiratorët "Faber" bëjnë pjesë në kategoritë e pajisjeve me kursimin më të lartë të energjisë.Elektromotori i këtyre aspiratorëve, që gjendet në sistemin e filtrimit, dhe sistemi i ndriçimit, kanë rendiment maksimal në punë dhe konsum minimal. Aspiratori më i mirë i kategorisë përkatëse, modeli "Galileo", arrin përsosmërinë në kategorinë "A+++".

Drita LED

Konsum minimal, ndriçim më i fortë. Falë dritës LED, do të keni ndriçim të mirë dhe shikueshmëri të shkëlqyer në të gjithë zonën e gatimit dhe do të kurseni energji elektrike në masë të konsiderueshme.

K-Link

Teknologjia "K-Link" e markës "Faber" menaxhon vetë fuqinë e ajrimit të aspiratorit. Falë radiolidhjes midis aspiratorit dhe pianurës me induksion, mund të gatuani lirshëm dhe pa u shpërqendruar.

Filtrim i lartë

Efektiviteti maksimal i filtrimit të karbonit të aktivizuar është ekskluzivitet i markës "Faber". Teknologjia e filtrimit të lartë ia shton rendimentin e punës aspiratorit, me qëllim që ajri të pastrohet nga të gjitha aromat.

Faber esterno sede azienda
Faber esterno sede azienda

Kemi përmirësuar cilësinë e ajrit që nga viti 1955

Ajri është pjesë e ADN-së sonë. Ne kemi krijuar ekspertizë unike në këtë sektor. Falë përdorimit të materialeve si çeliku, qelqi ose druri, e kemi shndërruar aspiratorin e kuzhinës në një objekt estetik dizajni, të pajisur me funksione novatore.

Që prej vitit 2005, jemi specialistë të ajrit të grupit "Franke", i cili, për 100 vjet, ka qenë sinonim i cilësisë së lartë, fjalës së fundit të inxhinierisë dhe projektimit të shkëlqyer.

Zbuloni më shumë +